Vëllai i Pogbasë: Paul ëndërron Realin, por s’është joprofesionist si Neymari

16/08/2019 - 22:09

Paul Pogba ëndërron Realin e Madridit. Edhe pse merkatoja në hyrje në Angli është mbyllur dhe “Djajtë e Kuq” nuk mund të bëjnë blerje deri në janar francezi nuk i ka humbur shpresat për t’u larguar nga “Old Trafford” e për t’u vënë nën urdhrat e Zinedine Zidne.Për t’ia bërë të ditur qëllimin dhe dëshirën e kampionit të botës mendon vëllai i tij, Mathias Pogba, në një intervistë për “El Chiringuito”:“E dimë të gjithë që Paul dëshironte të lëvizte, po pret. Po shumë e të shohim se çfarë do të ndodhë. Deri më 2 shtator mund të ndodhë gjithçka.

”Nuk ka shumë rëndësi për Mathias Pogbanë nëse “Djajtë e Kuq” nuk kanë mundësi ta zëvendësojnë, transferimi i tij në “Bernabeu” është i mundur:“Sigurisht ë Florentino mund ta blejë, s’ka gjë të pamundur. Trajnerit Zidane i mungon një si vëllai im, ai ka nevojë për një mesfushor. Nëse nuk ia sigurojnë atë që kërkon, do ta ketë të vështirë. Paul nuk vlen 200 milionë, por bota e futbollit kështu është. Manchester United do të kërkojë shumë para, por nuk besoj 200 milionë. Çfarë mungon për transferimin? Pronari i United nuk ka thënë po.”Pavarësisht dëshirës për t’u larguar, Mathias siguron se Paul nuk do të bëjë veprime të gabuara për ta detyruar klubin anglez që ta shesë.“Paul nuk vepron si Neymari, ai është profesionist. Ka kontratë me klubin dhe derisa të firmosë me një skuadër tjetër, do të japë maksimumin tek United. Ëndrra e tij është të fitojë Chmpionsin.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Milan ndryshon trajner, por Mateo Salvini nuk bën të njëjtën gjë me mendimet e tij.

Imazhi i heronjve të ko mbëtares angleze ësh të njollosur prej një sherri për ndarjen e bonusit të Kupës së Botës 2018 prej 3 mln sterlin

Renato Arapi ishte protagonist dje, shpërdori një rast që mund të sillte fitoren dhe iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Kapiteni

Stefano Sensi, njeriu i ndeshjes për Interin kundër Udinezes, konfirmon momentin e tij magjik, por edhe hierarkinë e të qenit për momenti

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është vënë pas sulmuesit të Kosovës Vedat Muriqi.

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nuk është pritur mirë nga

Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është drejt fundit.

Konkuroi në kërcim për së gjati dhe 103-vjeçari arriti të fitonte medaljen e artë.