Makinat Ferrari kanë dominuar në kualifikueset e garës së Shanghait, që pritet të zhvillohet nesër në Kinë. Sebastian Vettel ka vendosur kohën më të shpejtë në pistën e Shanghait, në Kinë, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Kimi Raikkonen, qe do të niset në të njëjtën linjë me gjermanin.

Menjëherë pas makinave Ferrari do të nisen ato Mercedes, me Valteri Bottasin që u rendit i 3-i dhe kampionin në fuqi, Leëis Hamilton, që sot regjistroi vetëm kohën e 4-t më të mirë.Kështu duket se edhe në garën e 3-të sezonale, Vettel do të ketë mundësi të ruajë dhe konfirmojë dominimin, por edhe të fillojë shkëputjen nga Hamilton.

Gara e Shanghait do të zhvillohet nesër në orën 08:00 (ora shqiptare), ndërsa makinat Ferrari janë dukshëm të avantazhuara për të marrë më të mirën.