Teuta ka zyrtarizuar një tjetër afrim në këtë merkato. Durrsakët kanë firmosur me Ardit Deliun, shqiptarin që prej tre sezonesh militon në kampionatin kroat të futbollit.

Për dy vite, 20-vjeçari është aktivizuar me RNK Split, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Hajdukut të Splitit, teksa luan në krahun e majtë të mesfushës.

Ai ka debutuar me Besën në Shqipëri në moshën 17-vjeçare, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Shpresave të Shqipërisë.