300 nxënës të 30 shkollave 9-vjeçare në Durrës kanë marrë pjesë sot në aktivitetin sportive, Krosi i Vjeshtës.

Aktiviteti i parë masiv për këtë sezon të ri arsimor u organizua nga QKF Durrës, sektori i sportit me përgjegjës Eduard Salillarin dhe nën kujdesin e Bashkisë Durrës.

Krosi u organizua paraditen e sotme në rrugën paralel me portin dhe shkollat që u evidentuan më shumë në këtë aktivitet sportiv ishin “Abedin Dino”, “Nënë Tereza”, “Qemal Mici”, “Hasan Koçi” etj.

Në fund u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave dhe kupave për "75-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë"

Drejtuesit e QKF Durrës falenderuan me këtë rast të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet, drejtuesit e shkollave pjesëmarrëse dhe mësuesit e edukimit fizik.

Renditja e fituesve:

Për vajza individuale
1 – Kesiana Kallboqi – Shkolla e Re
2 – Kejsi Puca – Hasan Koci
3 – Ester Noka – Naim Babameto

Për shkolla, gara e vajzave
1 – Abedin Dino
2 – Vellezerit Haradinaj
3 – Qemal Mici

Për djem individuale
1 – Devi Demircani – Qemal Mici
2 – Shkelzen Muca – Abedin Dino
3 – Bjori Hazillari – Nene Tereza

Për shkolla, gara e djemve
1 – Abedin Dino
2 – Nene Tereza
3 – Ibrahim Kodra