Aktiviteti “Open Port 2012” startoi me njëfestëtëmadheqëkëtëvit do tëzgjasë plot 72 orë. Ngapasditja e sëpremtes e derimesnatën e sëdielësPortiDetar do tëjetëihapurpërtëgjithëqytetarët dhe kureshtarët që do të kenë dëshirë të shohin nga afër drejtoritë dhe hapësirat e portit më të madh në vend.

Përtëtretinvit me radhënjëmegafestë e madhe, e cilapozëvendësonhapjen e sezonitturistik, nisi tëzhvillohetnëmjediset e brendshmetëPortittëDurrësit.Aktiviteti “Open Port 2012” startoi me një festë të madhe që këtë vit do të zgjasë plot 72 orë. Nga pasditja e së premtes e deri mesnatën e së dielës Porti Detar do tëjetë i hapur për të gjithë qytetarët dhe kureshtarët që do të kenë dëshirë të shohin nga afër drejtoritë dhe hapësirat e portit më të madh në vend. Ndërsa në të gjitha ditët e tjera të vitit porti është i mbyllur për qytetarët, për të përmbushur normat e sigurisë që ky institucion ka, këto tre ditë mijëra vizitorë u shpërngulën nga shëtitorja Taulantia, ku kryejnë zakonisht shëtitjen e përnatshme, në ambientet portuale. Vlen të theksohet se larmia e madhe e veprimtarive kulturore, artistike dhe sportive të planifikuara për t’u organizuar në hapësirat e Portit Detar i kthyen këto ambiente në një skenë gjigande, ku kushdo i interesuar mund të argëtohet sipas preferencave të tij personale.

Në natën e parë të këtij evenimenti madhështor organizatorët kishin planifikuar koncerte me këngëtarët më të mirë të muzikës së lehtë dhe asaj popullore si dhe me talentet e vegjël dhe të rinj, që i keni ndjekur vetëm përmes ekranit; ekspozita fotografike dhe pikture; ndeshje minifutbolli dhe gara noti; Deejay dhe Karaoke; animatorë dhe kostume popullore etj. Duke qenë se jemi në atmosferën e Kampionatit Europian të Futbollit sportdashësit patën mundësi t’a ndjekin drejtpërsëdrejti ndeshjen çerekfinale Gjermani-Greqi, ku bënë tifo për skuadrën e tyre të zemrës. Në një zonë të veçantë,fëmijët e vegjël u argëtuan me surpriza të rezervuara posaçërisht për ta. Në fillim ata patën mundësi të ndiqnin koncertine shkollës së muzikës “Robert Radoja”, për të vijuar me spektaklin X – Factor, ku në skenën e improvizuar me këtë rast performuan disa nga emrat më të spikatur të këtij talent show. Në të njëjtën kohë, të apasionuarve pas patinave apo një xhiroje me biçikletë autoriteti portual u kishte krijuar mundësinë që të gjitha stacionet e festës t’i vizitonin me mjetet e tyre personale. Një etapë shumë e rëndësishme e këtij evenimenti madhështor ishte vizita në mjetet lundruese të cilat kanë shënuar historinë e portit detar të Durrësit.

Kalatat 4 dhe 5 të portit ishin vënë në dispozicion të këtyre mjeteve lundruese që u vizituan nga një masë e madhe njerëzish. Vizita në këto anije dhe në ambientet e tjera të hapura për publikun si sallat e Kapitenerisë së portit si dhe mjediset e punës së Forcës së Sigurisë portuale tërhoqën vëmendjen e mjaft kureshtarëve që shfaqën interesin për t’u njohur nga afër me praktikat e punës që kryhen në këto drejtori. Punonjës të këtyre zyrave, që shoqëronin vizitorët, në të njëjtën kohë realizonin edhe rolin e ciceronit duke dhënë shpjegimet e nevojshme për pyetjet e kureshtarëve.Gjatë këtyre tre ditëve është parashikuar edhe inagurimi i terminalit të ri të pasagjerëve një investim prej 22 milionë euro, si dhe vizita nga titullarë të qeverisë e të pushtetit lokal.  Ndërkohë mysafirë të festës gjigande ishin edhe ansamblet e fëmijëve artistë të QKF-së, si dhe ansambli popullor “Durrësi” koncertet e të cilëve bashkë me perlat e këngës dhe valles qytetare, të sjella përmes Maratonës së Këngës popullore e qytetaresollën mjaft aromë deti dhe argëtuan të pranishmit. Ndërkohë nata e parë u mbyll nën tingujt e muzikës sëDeejay Moss, i cili kënaqi më së shumti të rinjtë e pranishëm pranë skenës së improvizuar. Atmosfera festive e këtij eventi është parë që në mëngjesin e së premtes  teksa një flamur gjigand u vendos në hyrje të portit, aty ku për tre netë rradhazi do të interpretojnë këngëtarët që do t’i bashkangjiten kësaj feste masive.

Në natën e dytë organizatorët kanë planifikuar  koncertet e  fëmijëve të Tiranës me pjesëmarrjen e talenteve të spektaklit “Gjeniu i vogël”, koncert i Orkestrës frymore të Durrësit, shfaqje e artistëve të Cirkut të Tiranës, koncert me yjet e muzikës së lehtë shqiptare, deejay etj. Ndërsa në natën e tretë do të performojnë në skenë fëmijët e Qendrës Kulturore  të Durrësit si dhe është programuar një koncert i shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” dhe një teatër për fëmijë dhe animacion për publikun. I gjithë eventi do të mbyllë siparin me një “Megaparty “Open Port” – Deejay dhe Karaoke. Eventi kulturor “Open Port”  ka si synim që të paktën për tre ditë në vit ta bëjë portin të vizitueshëm për të gjithë të qytetarët. Historiadhe aktiviteti i këtij institucioni ka qenëkrejtësisht i mbyllur për shkak të pozicionit kufitar dhe rregullave të rrepta të sigurisë që ai zbaton me rigorozitet. Përveç rasteve të eksodeve masive të vitit 1991, porti detar gjithmonë ka qenë thuajse hermetik për qytetarët e thjeshtë.

 

Eduard Ndreu

Festojmë së bashku

Drejtori i Portit të Durrësit, Eduard Ndreu,tha se qytetarëtpo e kthejnë festën e portit në një traditë të bukur për qytetin bregdetar, të cilit i mungojnë aktivitetet kulturore të organizuara nga  bashkia. Për ndryshimet nga edicionet e mëparshme të “Open port” Ndreu tha se,- “Këtë vit kemi më shumë përvojë. Janë përfshirë shumë më tepër njerëz dhe operatorë portualë. Kompanitë dhe firmat që operojnë në territorin portual kanë vendosur mjetet e tyre të rënda në sheshin qendror. APD është e interesuar që njerëzit ta njohin portin detar dhe njëkohësisht të zbaviten dhe të argëtohen. Mua më vjen mirë që qytetarët i shoh të kënaqur,  por pavarësisht seështë në festë, porti nuk do të ndalë për asnjë moment punën e tij”. Ndreu theksoi se të gjithë sektorët e portit vazhdojnë punën si zakonisht, pasi festa zhvillohet në pjesën qendrore të tij. Gjithçka tjetër, përpunimi i anijeve dhe i trageteve vijon pa asnjë problem. “APD është përgatitur shumë seriozisht për këtë veprimtari, ku stacionet kulturore janë të shumta. Pjesëmarrja masive e qytetarëve dhe pushuesve dhe përshtypjet e tyre pozitive janë një shtysë më shumë që “Open port” të kthehet në traditë të përhershme”,-tha Ndreu para startimit të evenimentit kulturor.