Një studim i ri vërteton se nëse Barbi do të ishte një femër e vërtetë, ajo s’do të mund të jetonte dot, pasi përmasat e saj janë shumë joreale

Barbi, një kukull plastike me gjymtyrë të lëvizshme, ka qenë një rrugë qorre për jetën e shumë vajzave të vogla në mbarë globin.

Fillimisht kaukaziane, me flokë bionde dhe sy bojëqielli, gjatë gjithë viteve të prodhimit të saj, ka çmendur fëmijët dhe koleksionuesit e kukullave në të gjithë botën.

Pavarësisht se karakteristikat trupore të Barbit kanë ndryshuar në mënyra të caktuara për t’iu përshtatur sa më mirë veçorive etnike të vendeve të botës, dimensionet e saj kurrë nuk kanë ndryshuar.

Sipas studimeve të fundit mbi përmasat trupore të Barbit, nuk është çudi përse gjithmonë vëllezërit e vegjël të vajzave që dashuronin kukullën bionde, tentonin t’i hiqnin asaj kokën e ta torturonin.

“Rehabs.com” është një burim online i të dhënave serioze, i cili ndihmon në trajtimin e substancave të dëmshme dhe çrregullimet e të ngrënit. Specialistët e kësaj faqeje sjellin në vëmendjen e të gjithëve efektet negative që përcjell figura e Barbit tek vajzat e vogla në moshë.

Edhe pse Barbi nuk është e gjallë dhe s’mund të absorbojë ushqim, njerëzit që kanë vendosur ta prodhojnë atë, i kanë dhënë me vetëdije përmasa çnjerëzore.

Nëse Barbi do të ishte një qenie njerëzore, ajo s’do të mund të mbijetonte për shumë gjatë.

Në mënyrë që të hedhë dritë mbi mesazhet që Barbi po përcjell tek të rejat, “Rehabs.com” bashkëpunoi me Qendrën e Jellit për ushqimin dhe çrregullimet e peshës, për të krijuar një grafik për masën e të brendshmeve që përdorin zakonisht femrat amerikane dhe ato që përdoren për veshjen e kukullave Barbi.