Mbretëria e Bashkuar është pushtuar nga moti i keq sot, me një stuhi të fortë ere, e cila ka lënë pa energji elektrike mbi 1 milionë banorë. Siç raportojnë mediat britanike shpejtësia e erës u regjistrua mbi 160 kilometra në orë.
Ekspertët e motit e kanë quajtur këtë stuhi të furishme stuhia “Eowyn”. Era e fortë ka rrëzuar pemë, duke shkaktuar dëme në makina të parkuara dhe shtëpi. Në të njëjtën kohë, çatitë e disa ndërtesave u rrëzuan.
Mësohet se paralajmërimi i kuq për Irlandën e Veriut ka përfunduar sot pasdite, ndërsa paralajmërimet e verdha mbeten në fuqi.
Zyra e shërbimit të motit “Met” në Mbretërinë e Bashkuar tha se paralajmërimi i verdhë për Irlandën e Veriut do të qëndrojë në fuqi deri në orën 21:00 sonte (me orën lokale).
Mbi një milion konsumatorë pa energji
Ndërkohë, më shumë se një milionë banorë mbeten pa energji elektrike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë për shkak të stuhisë Eowyn.
Në Skoci, Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës ka gjithsej 1,105,000 shtëpi, biznese dhe ferma që përjetojnë ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.
The Weather and Radar team battled Storm Eowyn's 118mph gusts while trying to measure wind speeds on the coast of County Clare, Ireland. 🇮🇪https://t.co/1tXFlD3QSN pic.twitter.com/iYbDTpWGsu
— Sky News (@SkyNews) January 24, 2025