Një zyrtar i lartë i sigurisë izraelite u tha gazetarëve se ka “indikacione” se udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Izz al-Din al-Haddad,  u vra në një sulm ajror që ndodhi të premten pasdite në qytetin e Gazës, shkruan The Jerusalem Post.

Ushtria izraelite nuk ka bërë ende ndonjë koment zyrtar, por si kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ashtu edhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz thanë se i kishin urdhëruar IDF-së të vazhdonte me eliminimin e Haddadit, i cili ka shërbyer si komandant në Brigadat Al-Qassam.

Sipas informacionit të transmetuar nga rrjeti televiziv izraelit Channel 12, Netanyahu dhe Katz dhanë urdhrin për neutralizimin e Haddadit në njëzet e katër orët e fundit, pasi u bë e qartë se ai ishte një pengesë për përpjekjet e çarmatimit të Hamasit.

Hamasi mori përsipër udhëheqjen e krahut ushtarak të organizatës në Rripin e Gazës pas vrasjes së komandantit Mohammed Sinwar nga Izraeli në maj 2025.