Kryeministri Edi Rama ka dënur sulmin e armatosur në Washington, gjatë një eventi ku ndodhej presidenti amerikan Donald Trump dhe përfaqësues të mediave.

Në reagimin e tij në X, Rama e ka cilësuar ngjarjen si shqetësuese dhe ka theksuar se një sulm i tillë prek drejtpërdrejt lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës.

Ai ka shtuar gjithashtu se ndihet i lehtësuar që presidenti amerikan dhe të gjithë personat e pranishëm janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut.

“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që @POTUS dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë”, shkruan Rama.