Shefi i policisë së Kopenhagenit, Soeren Thomassen tha se i dyshuari për sulmin me armë në qendrën tregtare të kryeqytetit danez, në të cilin vdiqën tre persona, “ishte i njohur për problemet e shëndetit mendor”. Sipas Thomassen “nuk ka asgjë që tregon se të shtënat kanë lidhje me terrorizmin”. Tre viktimat u identifikuan si një vajzë dhe një djalë danez, të dy 17 vjeç dhe një shtetas rus 47-vjeçar me banim në Danimarkë.

“Nuk ka asnjë tregues se” 22-vjeçari danez, i cili u arrestua, ka pasur bashkëpunëtorë. Analiza jonë është se këto janë viktima të përzgjedhura rastësisht. Nuk ka asgjë që të tregojë se ky është një akt terrorist”, shtoi Thomassen.

Policia i konsideron autentike videot e të dyshuarit që qarkullojnë në rrjetet sociale që nga mbrëmja e së dielës. Në pamje i riu shfaqet duke pozuar me armë, duke simuluar gjeste vetëvrasëse apo duke përdorur kura me një ilaç të fuqishëm që përdoret për rastet psikiatrike, i cili sipas tij nuk do të funksiononte. Llogaritë e të dyshuarit në Youtube dhe Instagram u mbyllën brenda natës dhe disa media daneze gjithashtu konfirmuan se identiteti po qarkullonte në internet, por emri nuk u bë publik.

Tre viktimat janë një djalë dhe një vajzë daneze, të dy 17 vjeç, dhe një rus 47-vjeçar që jeton në Danimarkë, tha policia. Megjithatë, katër të plagosurit rëndë janë dy gra daneze të moshës 19 dhe 40 vjeç dhe dy suedezë, një burrë 50-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare. Të tjerë persona kanë mbetur të plagosur lehtë si pasojë e panikut të shkaktuar nga të shtënat.