Sulmuesi i Teutës, Klejdi Daci, zhvilloi një sezon pozitiv me fanellën e bluve, duke gjetur dhe nëntë herë rrugën e rrjetës. Sulmuesi ishte ndër lojtarët kryesorë të Teutës në sezonin që u mbyll. Këtë gjë e pranoi dhe vetë Daci duke thënë se Teuta do të rikthehet më e fortë në sezonin e ri futbollistik.

Sa keqardhje ka Daci që nuk arritët asnjë objektiv këtë sezon me Teutën?

Mund t’ju them se më vjen shumë keq. Madje, e kam shumë të vështirë që ta pranojmë, por ky është fakt. Futbolli nuk është një shkencë ekzakte. Jam i bindur që do të rikthehemi akoma më të fortë dhe do të jemi konkurrues.

Klejdi, si e sheh Teutën në të ardhmen. Dhe si ndiheni në këtë ekip?

Të them të drejtën unë jam shumë i lumtur këtu, pasi drejtuesit m’i kanë plotësuar të gjitha kërkesat. Teuta me mbështetjen e klubit ia ka dalë të fitojë të gjithë trofetë në këto vite. Unë i jam mirënjohës presidentit, sepse e vlerëson ata që po bëj. Jam i kënaqur me ambientin në klub, qytetin dhe gjithashtu shokët e ekipit.

Çfarë note do t’i vendosni Teutës në këtë fund sezoni që nisi keq dhe e mbyll mirë?

Do ta ndaja në dy pjesë, në fillimin dhe fundin e kampionatit, që do t’i vija notën 7, sepse nuk arritëm Europën nga kampionat, por arritëm të shpëtojmë sezonin, ndërkohë që dhe fatin e ke pasur kundra në fazën e tepër.

Sipas jush që jeni edhe sulmuesi kryesor i skuadrës. Çfarë mund të kishin bërë shumë?

Po i referohemi pyetjes se çfarë mund të kishte bërë më shumë, sigurisht që ka vend për shumë përmirësime. Tani, në këtë sezon që do hyjmë, kemi pretendime të reja dhe mendoj se Teuta duhet të bëjë shumë më tepër sesa sezoni i kaluar.

Cilat janë objektivat tuaj individualë?

Objektivat e mi janë që ta ndihmoj ekipin me performancën time dhe të shënoj akoma më shumë gola sezonin e ri.