Blerim Krasniqi e ka humbur besimin nga stafi teknik dhe në ndeshjet e Europës, të dyja të luajtura në Champions, nuk ishte titullar. Madje, sulmuesi nuk mori asnjë minutë.

Ai u kthye të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Inter Club d’Eskaldes.Së fundmi, është mësuar se për shërbimet e sulmuesit të Teutës, nën kontratë edhe për një vit, ka një duel mes Gjilanit dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës.

Por, në fund vendos Teuta.