Bugatti gjithnjë ka ditur të prodhojë makina sportive shumë të shpejta, por edhe jashtëzakonisht të shtrenjta.

Modeli më i ri Bugatti Chiron vjen me motor 8.0-litra W12 quad-turbo që prodhon 1479 kuaj-fuqi.

Kjo veturë e arrin shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda. Ndërsa mund të ecë me shpejtësi deri në 420 km/h, shkruan Lajmi.net.

Çmimi për këtë super-makinë shkon në rreth 3 milionë dollarë.