Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e Sylvinhos në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi në takimin ndaj Polonisë.“Kuqezinjtë” luajnë në Varshavë ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Euro 2024 (27 mars)

. Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit ditën e hënë, duke plotësuar të gjithë grupin e Kombëtares. Ky i fundit zëvendëson në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar.