Kievi mund të llogarisë në angazhimin e qeverisë italiane për një Ukrainë të lirë, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në fjalimin e tij në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së që po zhvillohet në Kiev.

Tajani përsëriti Roma është plotësisht e përkushtuar edhe për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta si prioritet të presidencës së ardhshme italiane të G7-ës.

”Italia nga ana tjetër mbështet anëtarësimin në BE të Ukrainës”, tha ai.

Kreu i Farnesina-s shtoi se sot do të zyrtarizohej marrëveshja për Odesën, që përfaqëson edhe “një mesazh të fortë politik dhe kulturor nga qeveria italiane”.