Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është bërë publik nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , i cili ka publikuar edhe foto nga takimi online.

Zaev shkruan se në këtë takim është diskutuar për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që do të mbahet në Shkup më 29 korrik.

 “Këtë mëngjes kam zhvilluar një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që ne organizojmë në Shkup më 29 Korrik.

Ne lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Evropian”, shkruan Zaev.