Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier-Vlorë. Mësohet një taksi ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Novoselë. Në mjet ndodhej shoferi me inicialet P. K. dhe dy pasagjerë britanikë.
Të plagosurit u transportuan menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e aksidentit.