5 shtator 2015 –  Tani kontejnerët do të fillojnë të paguajnë tarifa magazinimi, duke filluar nga dita e 6-të dhe jo pas 10 ditëve të para, në të cilat kontejnerët qëndrojnë falas në Terminal apo në objektet e portit.

Sipas librit të tarifave të vitit 2015, me vendim të Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës (APD), nr. 23 datë 10.10.2014, tarifat për magazinimin e kontejnerëve (bosh ose plot, hyrje ose dalje), fillonte nga dita e gjashtë, por nuk u aplikua kjo tarifë në pritje të Udhëzimit të dy ministrive (Transportit dhe Infrastrukturës dhe asaj të Financës). Portali “DurresLajm” mësoi se ky udhëzim i dy dikastereve ka mbërritur dhe tashmë përjashtimi nga pagesa e tarifave për kontejnerët nga 10 ditë zbriti në 5 ditë falas, ashtu sikurse veprohet në portet e huaja. Mendohet se kjo masë do të japë efekt pozitiv jo vetëm në të ardhurat e pronarit të tokës (APD), por edhe në shmangien e abuzimeve me sipërfaqet e portit dhe hilet apo informalitetin me numrin real të hyrjes dhe daljes së kontejnerëve.

/th. m. DurresLajm/