ITALI, 21 prill 2013 – Prokuroria e Milanos ka nisur një hetim për vrasje të qëllimshme pas vdekjes së një 23 vjeçareje që u nda nga jeta natën mes të premtes dhe të shtunës.
Sipas policisë italiane, të cilës i referohet Ansa, vajza e re kishte bërë një tatuazh.
Prokuroria i kërkoi dy spitaleve ku ishte shtruar 23 vjeçarja kartelat klinike të saj. Në të njëjtën kohë viktimës do t’i bëhet autopsia për të sqaruar nëse vdekja i është shkaktuar vajzës së re për shkak të produktit të përdorur gjatë bërjes së tatuazhit, e ndaj të cilit ajo mund të ketë qenë alergjike.
Policia nuk ka zbuluar ende personin që i bëri 23 vjeçares tatuazhin që mesa duket i kushtoi jetën.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





