Kim Kardashian i ka lënë sërish shumë pak vend imagjinatës kur është shfaqur mbrëmjen e djeshme me një fustan që më shumë ngjante me të brendshmet seksi, sesa një veshje mbrëmjeje.
Me fustanin që i nxirrte në pah format e saj të famshme, Kardashian është shfaqur në koncertin që burri i saj repist dha mbrëmë në Miami.
Ajo e kishte kombinuar fustani me sandale me rripa, çantë dhe një gjerdan në qafë, të gjitha të bardha, ndërsa Kanye West ishte veshur komplet me të bardha.





