Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë në Durrës pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Njëri prej tyre ka përplasur një automjet të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:-N. S., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar, me pasojë dëme materiale;-Sh. D., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 15, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi në lagjen nr. 2, Kavajë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar lehtë shtetasin V. Sh., këmbësor.





