Bashkia e Durrësit me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, ditën e diel, më datë 3 prill, fillon zbatimin e nismës “Dita pa makina”.

Për realizimin e kësaj nisme, Bashkia e Durrësit njofton sot se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore.

Ditën e diel, më 3 prill nga ora 9.00 deri në 15.00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në akset:

-Bulevardi “Dyrrah” – Rruga “Grigor Durrsaku”

-Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve – Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.

Kreybashkiakja Emiriana Sako, në një postim në Facebook bën thirrje: BashkohuEdheTi nismës sonë për një mjedis më të pastër dhe për një jetë më të shëndetshme. #DurrësiPaMakina – jeto shëndetshëm!”