14 maj 2015 – Rreth 70 të rinj amerikanë nga Universiteti i Los Anxhelosit kanë kënduar sot shqip para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.
Para nisjes së seancës plenare të ditës, të rinjtë nga Amerika nisën të këndonin himnin tonë kombëtar, këngën “Xhamadani vija-vija” e disa këngë të tjera shqiptare.
Ata kanë zgjedhur të këndojnë si mesazh paqeje për Kuvendin e kthyer në “betejë” akuzash e fyerjesh mes ligjvënësve shqiptarë.
Ky kor e ndjek këtë traditë prej 55 vitesh, dhe në çdo vit studentët e këtij kolegji zgjedhin vende të ndryshme për turne, ku këtë vit u ndalën në Shqipëri.
Amerikanët e rinj kanë ardhur në vendin tonë që prej ditës së diel, të cilët kanë vizituar qytete të ndryshme të Shqipërisë. Të mërkurën ata ishin edhe në Durrës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/