Studentët e Universitetit të Prishtinës po mbajnë ditën e sotme një protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës t’u mundësohet në gjuhën shqipe.
Protesta mbahet para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë.
Në protestë janë vendosur edhe disa efektivë policie, ndërsa studentët marshojnë me flamurin e UÇK-së në duar.





