Në policinë e Tiranës ka patur një telefonatë pak minuta më parë për plagosje pranë zonës së Pallatit me Shigjeta. Policia është nisur për në vendngjarje ndërsa dyshohet se ka mbetur i plagosur një person. Pak më vonë është konfirmuar se persona në fjalë kishte vdekur. Viktima është Bujar Nasufi 56 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.