Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier, në zonën e njohur si ish-QTU.

Mësohet se ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.