Këtë fundjavë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen Teatri i Kukullave, me shfaqjen “Hirushja”.

Të shtunën dhe të dielën vogëlushët mund ta ndjekin teatrin nga ora 10:30 deri më 11:30.

“Hirushja, një vajzë e dlirë, e dashur dhe punëtore e cila vuan ligësinë e njerkës dhe thjeshtrave të saj, një Mbret i cili do me çdo kusht të martojë të birin dhe një Lolo i cili ka një porosi për të kryer. Situata të shpejta, etyde komike, pak pluhur magjik dhe çdo gjë shkon në vend siç duhet të ishte.

Bileta & Rezervime: –> 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯

𝘊̧𝘮𝘪𝘮𝘪 𝘪 𝘣𝘪𝘭𝘦𝘵𝘦̈𝘴 | 100 𝘓𝘦𝘬

Orari i biletarisë 𝟬𝟵:𝟬𝟬 – 𝟭𝟮:𝟬𝟬 𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟳:𝟯𝟬 – 𝟭𝟵:𝟬𝟬”, thuhet ndër të tjera në postimin e teatrit “Aleksandër Moisiu në Facebook.