Tenisti gjerman Alexander Zverev përballet me një gjyq gjatë French Open të këtij viti mbi akuzat për abuzim në familje.

Seanca fillon më 31 maj dhe Zverev nuk duhet të paraqitet personalisht, thanë zyrtarët e gjykatës gjermane për BBC Sport.

Në nëntor, Zverev iu dha një urdhër penaliteti dhe u gjobit pasi u akuzua për abuzim fizik ndaj ish- të dashurës së tij.

Zverev mohon akuzat dhe ka paraqitur një kundërshtim kundër urdhrit, që do të thotë se ai mbetet ligjërisht i pafajshëm dhe nuk është i dënuar deri në një vendim përfundimtar.

Ligji gjerman lejon që dënimet në rastet e abuzimit fizik të variojnë nga një gjobë ose deri në pesë vjet burg. 

Gjykata ka vendosur një gjobë prej 450,000 euro dhe ka të ngjarë që dënimi të mbetet nëse ai shpallet fajtor.

Pak kohë më parë kampioni olimpik konfirmoi se kishte ndërmend të kundërshtonte penalitetin, por nuk do të komentonte më tej.

Të hënën, gjykata e qarkut në Berlin tha se kishte caktuar datën për atë që pritet të jetë një gjyq publik tetë-ditor përpara një gjyqtari të vetëm.

Lajmi vjen në start të Australian Open, ku numrit gjashtë i botës nisi fushatën e tij me një fitore emocionuese me përmbysje 3-1 kundër gjermanit Dominik Koepfer këtë të martën.

I pyetur në konferencën për shtyp pas ndeshjes nëse ishte e përshtatshme që ai të vazhdonte të marri pjesë në kompeticionet e tenisit, Zverev u përgjigj: “Pse nuk do të ishte?”

26-vjeçari, i cili do të luajë në raundin e dytë të enjten kundër sllovakut Lukáš Klein, tha se nuk ka “arsye të mos besojë” se ka mbështetjen e konkurrentëve të tij.

Ndërkohë French Open, ku Zverev ka arritur në gjysmëfinale në secilin prej tre viteve të fundit, fillon më 26 maj dhe zgjat deri më 9 qershor.