Çmimet e benzinës në Shtetet e Bashkuara janë rritur sërish, duke arritur në 4.39 dollarë për galon, me një rritje prej 9 centësh vetëm në një ditë, niveli më i lartë i shënuar në gjashtë javët e fundit.

Sipas të dhënave të fundit, kjo është edhe pika më e lartë që nga korriku i vitit 2022. Brenda një jave, çmimet janë rritur me 33 cent ose rreth 9%, ndërsa që nga fillimi i konfliktit në Iran, rritja arrin në 47%.

Pas një periudhe të shkurtër rënieje, kur çmimi kishte zbritur në 4.02 dollarë më 22 prill, tregu është përballur sërish me presion. Shkak kryesor mbeten pasiguritë për ecurinë e bisedimeve të paqes dhe frika për mosrishfaqjen e problemeve në furnizim, veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë, edhe çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare vijon të rritet. Nafta Brent është afër 112 dollarëve për fuçi, duke sinjalizuar se çmime edhe më të larta të karburanteve mund të jenë në horizont.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse tensionet vazhdojnë, konsumatorët amerikanë do të përballen me kosto edhe më të larta në javët në vijim.