Një tentativë grabitjeje ka ndodhur pas mesnatës në Plug të Lushnjës. Një person ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele dhe në momentin që ka hyrë është pikasur nga i zoti, ku më pas janë përleshur.

Personi që ka shkuar për të grabitur ma qenë më armë gjahu.

Gjatë përleshjes është përdorur arma, ku i zoti F.Mane ka marrë dëmtime.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës.