Kishte fshehur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në automjet, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 7.25 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M. 30 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.