Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një nxënëse gjimnazi është rrëzuar nga kati i dytë i godinës duke marrë dëmtime fizike.
17-vjeçarja e cila është dërguar në spital është aksidentuar në rrethana ende të paqarta gjatë kohës që ishte në mësim.
Paraprakisht dyshohet se ajo ka tentuar të largohet nga klasa gjatë pushimit dhe këtë e ka tentuar nga dritarja, por më pas ka mbetur e lënduar.
Gjimnazistja është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.