Policia e Korçës ka arrestuar një person pasi ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me një vjazë 19-vjeçare.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje në Kolonjë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare.”,- njofton policia.

Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.