Një 60-vjeçar nga qyteti i Tiranës ka tentuar të vetëvritet duke përdorur lëndë djegëse. Burime të policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se para afro një ore, pranë një karburanti tek zona që njihet me emrin “Pallati me Shigjeta”, shtetasi me iniciale I.Q ka tentuar të dëmtojë veten me lëndë djegëse.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetën e 60-vjeçarit. Nga të dhënat e para ai ka pësuar djegie në fytyrë, ndërkohë që policia në bashkëpunim me një autoambulancë e kanë transportuar menjëherë në spital
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.02.2025, rreth orës 19:05, tek Pallati me Shigjeta, në afërsi të një karburanti ka tentuar të dëmtojë veten dyshohet me lëndë djegëse shtetasi I. Q., rreth 60 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në menyrë të menjëhershme duke neutralizuar përhapjen e zjarrit në trup.
Shtetasi I. Q u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.