Shakira ka marrë një vëmendje të madhe në mediat e huaja, e cila së fundmi flitet për një lidhje me pilotin e njohur të Formula 1, Luis Hamilton, pasi janë shfaqur shpeshherë së bashku kohët e fundit.

Por duket se fansat tashmë dyshojnë për një lidhje tjetër të këngëtares kolumbiane dhe bëhet fjalë për ish-shokun e skuadrës së Pique, Neymar.

Të dy ata u shfaqën në finalen e tretë të NBA midis Miami Heat dhe Denver Nagets, që u fitua nga këta të fundit.

Edhe pse ata nuk ishin pranë njëri-tjetrit, fansat sërish dyshojnë për një lidhje të mundshme të dy yjeve, teksa mediat raportojnë se mes tyre nuk duket asnjë shenjë se po ndodh në të vërtetë diçka.