Ushtria ukrainase i ka dhënë një tjetër goditje Presidentit rus, Vladimir Putin. Mediat e huaja raportojnë se forcat e Volodymyr Zelenskyt kanë vrarë komandantin e batalionit ajror të Rusisë.

Lajmin e konfirmojnë forcat ukrainase, të cilat lajmëruan se kanë eliminuar komandantin e batalionit të regjimentit të 104-të.

Bëhet fjalë për nënkolonelin Alexander Dosyagaev. Sipas njoftimeve të agjencisë Ukrinform, njoftimi është bërë nga Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.