Hamasi është shprehur i gatshëm të dorëzojë armatimet e tij të rënda në kuadër të bisedimeve indirekte me Izraelin, që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Egjiptit. Sipas mediave izraelite, grupi palestinez ka propozuar vendosjen e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi nën kontrollin e autoriteteve egjiptiane.
Në të njëjtën kohë, Hamasi ka ofruar të ndalë rekrutimin dhe stërvitjen e luftëtarëve si dhe ndërtimin e tuneleve të reja. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Hamasi kërkon të mbajë një pjesë të arsenalit të tij ushtarak, përfshirë snajperat, pajisjet shpërthyese dhe raketat me rreze të shkurtër.
Propozimi i Hamasit i është dorëzuar Izraelit përmes ndërmjetësimit egjiptian dhe pritet reagimi i palës izraelite.