Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 Righter ka goditur zonën detare rreth 219 kilometra në jug të qytetit Ushuaia, në pjesën jugore të Argjentinës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Lëkundjet ndodhën në orën 15:58 sipas kohës lokale dhe janë ndjerë deri në territorin e Kilit.
Sipas BBC-së, autoritetet kiliane kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të bregdetit në provincën Magallanes, për shkak të rrezikut të mundshëm për një cunami pas tërmetit.
Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive në Kili ka ndërmarrë masat e para për të mbrojtur banorët nga pasojat e mundshme të këtij aktiviteti sizmik.