Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi Rajonin Autonom Guangxi Zhuang në jug të Kinës mbrëmjen e së hënës, duke shënuar tërmetin e dytë që prek zonën brenda një dite.

Sipas Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës, lëkundjet u regjistruan në distriktin Liunan të qytetit Liuzhou në orën 21:44 sipas kohës lokale. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej tetë kilometrash.

Autoritetet nuk raportuan menjëherë për viktima apo dëme nga tërmeti i fundit.

Më herët gjatë ditës, një tjetër tërmet me të njëjtën magnitudë goditi Liuzhou-n, duke shkaktuar shembjen e 14 ndërtesave dhe evakuimin e mbi 7 mijë banorëve.

Pas lëkundjeve, ekipet e emergjencës u angazhuan në operacione shpëtimi, ndërsa autoritetet aktivizuan masat e reagimit ndaj emergjencave të Nivelit III dhe IV.

Raportimet paraprake bëjnë me dije se dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur si pasojë e tërmetit të parë.