Një alarm për cunam është dhënë pas tërmetit prej 6.3 të shkallës Rihter në Kretë të Greqisë.

Sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim në “Facebook” u bëri thirrje qytetarëve të largohen nga brigjet.

Cunami i vogël në progres në jug të Kretës. Qëndroni larg nga brigjet “, shkroi ai.

Ndërkohë që sipas Presidentit të OASP Efthymios Lekkas cunami nuk është shumë alarmant sepse tërmeti ishte I vogël për të krijuar një cunami të madh.

Ne kemi lëshuar një alarm për cunami, por asgjë shumë alarmante. Po flasim për 10 kilometra në juglindje të Zakros. Fenomeni ka mbërritur dhe mund të mos jetë i dukshëm në disa zona. Tërmeti ishte mjaft i vogël për të krijuar një cunami të madh. Përveç Kretës, i gjithë Egjeu jugor është tronditur ”, tha presidenti i OASP Efthymios Lekkas.