Numri i viktimave nga tërmetet shkatërrimtare që goditën Sirinë dhe Turqinë vijon të rritet.

Sipas raportimeve, tashmë numri i të vdekurve ka arritur në afro 23 mijë në të dy vendet.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se në Turqi deri më tani janë shënuar 19.388 viktima.

Ndërsa në Siri raportohet pëër të paktën 3.377 të vdekur. Presidenti Erdogan shtoi se në vendin e tij janë plagosur rreth 78 mijë persona, të cilët po marrin ndihmën e parë.