Greqia është zgjuar sot e tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter. Qendra e tërmetit ishte 22 kilometra në juglindje të Heraklionit.

Banorët janë zgjuar të tronditur, pasi dridhja sizmike u ndje veçanërisht në ishull.

Gjithashtu tërmeti u pasua nga katër goditje të tjera me madhësi 3 deri në 3.5 të shkallës Rihter.

Presidenti i  Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen e Tërmeteve, Efthymios Lekkas,duke folur për SKAI 100.3, theksoi se “ky tërmet nuk  shkakton shqetësim” dhe shtoi se “këto janë madhësi normale për rajonin”.

Gjithashtu Lekkas iu ka bërë thirrje qytetarëve që të braktisin shtëpitë e vjetra sepse ekziston rreziku që të bien sërish tërmete të kësaj shkalle.

Ky tërmet kishte intensitet dhe kohëzgjatje, ndërsa përsëri u dëgjua një ulërimë.