Në vijim të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, goditet një tjetër rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.
Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve, zbulohen në fshatrat Brret dhe Picrrage, Krujë, 16 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike.
Nga këto ambiente, u gjetën dhe u asgjësuan 494 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë, të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së njëmbëdhjetë të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat Brret dhe Picrrage, Krujë, u konstatuan 16 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 494 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në kuadër të 10 fazave të këtij megaoperacioni janë asgjësuar 6868 bimë narkotike cannabis sativa.
Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë në të gjithë territorin e rrethit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.