Në kuadër të muajt rozë, përfaqësues të laboratorit mjekësor Intermedica Durrës dhe Natural Health Albania zhvilluan një takim me gra e vajza që punojnë në bashkinë e Durrësit.
Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiakja Emiriana Sako shkruan se “Në këtë aktivitet u diskutua mbi këtë sëmundje dhe rëndësinë që ka kontrolli i rregullt mjekësor, si dhe për parandalimin, ekzaminimet konkrete, konstatimin e hershëm të simptomave dhe trajtimin e tyre.”
Ndër të tjera, Sako thekson se kanceri i gjirit mbetet një sëmundje e rrezikshme, por mund të trajtohet dhe të evitohen pasojat, në rast se diagnostikohet herët.
Postimi i plotë:
Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit. Me këtë rast përfaqësues të laboratorit mjekësor Intermedica Durrës dhe Natural Health Albania zhvilluan një takim me gra e vajza që punojnë në bashkinë e Durrësit me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për parandalimin e kancerit të gjirit.
Në këtë aktivitet u diskutua mbi këtë sëmundje dhe rëndësinë që ka kontrolli i rregullt mjekësor, si dhe për parandalimin, ekzaminimet konkrete, konstatimin e hershëm të simptomave dhe trajtimin e tyre.
Kanceri i gjirit mbetet një sëmundje e rrezikshme, por fatmirësisht mund të trajtohet dhe të evitohen pasojat, në rast se diagnostikohet herët. Shëndeti për çdo vajzë, grua dhe nënë është i rëndësishëm për një shoqëri të shëndetshme.
Është shumë e rëndësishme që të gjitha nënat, vajzat, motrat të bëjnë kontrollin mjekësor për të parandaluar këtë sëmundje.
Të mos shërbejë vetëm muaji tetor për depistimin e kancerit të gjirit por le të jetë një kujdes gjithë vjetor.