Paraditen e kësaj të shtune, pishina olimpike “Taq Dafa” mirëpriti me qindra notarë të vegjël e të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, Sllovenia dhe Italia.
Ata u bënë bashkë për të marrë pjesë në kampionatin ndërkombëtar “TEUTA CUP 2026”, që do të zhvillohet në Durrës të shtunën dhe të dielën, duke dhuruar për sportdashësit dy ditë të mbushura me emocione, konkurrencë sportive dhe performanca të nivelit të lartë.
Për organizatorët, ky edicion premton shumë në aspektin sportiv.
Në Durrës, noti ka qenë gjithnjë mes sporteve më të preferuara dhe ndër vite qyteti bregdetar i ka dhuruar Shqipërisë disa nga emrat më të njohur në këtë disiplinë sportive. Tradita e bukur në këtë drejtim synohet të përsëritet edhe këtë edicion.
Rivaliteti mes ekipeve dhe notarëve pjesëmarrës ishte goxha i madh, gjë që u dëshmua edhe në shpirtin e garës, që treguan në bateritë respektive femrat dhe meshkujt duke nisur nga moshat më të vogla.
Në podiumin e nderit, triumfi shfaqej qartë në fytyrat e gjithësecilit notar që ngriti lart trofeun e kampionit.
M.B.





