Nën urdhrat e trajnerit Ahmataj, Teuta është grumbulluar nga elbasanasi dhe ndihmësit e tij Jakupi dhe Kapllani që kanë zhilluar seancën e parë stërvitore pas ndeshjeve të Europa League. Skuadra e Europës ka disa ndryshime ku me grupin nuk janë parë Moçka dhe Lena dy ish lojtarët e Flamurtarit nuk kanë përfunduar bisedimet me drejtuesit dhe nuk dihet ende nëse do të jenë apo jo pjesë e durrsakëve për sezonin e ardhshëm. Më e thjeshtë duket situata për Hodon, Hysenin, Kotobellin dhe Erando Hoxhën të cilët ptitet të rinovojnë nga dita në ditë, duke mos e pasur problem rinovimin. Në stërvitje është parë dhe ish- mesfushori i Skëndërbeut Valdrin Rashnica, i cili është bashkuar me durrsakët dhe sipas informacioneve kosovari është në provë tek ekipi durrsak dhe pritet që në ditët në vazhdim të mbyllë dhe bisedimet me drejtuesit e Teutës. Lëvizjet sapo kanë filluar, nuk do të jenë vetëm këto lëvizjet e Teutës në këtë merkato, pasi priten lojtarë të tjerë dhe ndoshta largime, ndërkohë që këtë javë pritet edhe një lojtar ganez i cili do të merret në provë në ekipin durrsak.
Teuta fillon stërvitjen, vjen Rashica, pritet edhe një ganez
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Reforma kërkon ende shumë punë, durim e përkushtim” – Kreu i KLGJ: Rruga evropiane e Shqipërisë kalon përmes rezultateve në sistemin e drejtësisë
“Salla e provimit: Plazh”/ Kur arsimi fiton mbi luftën! Studentët në Gaza testohen në bregun e detit, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit
Gjyqi ndaj Ilir Metës, sot seanca e radhës në GJKKO
Inaugurohen ambientet e reja të GJKKO-së, Bani: Ky transformim nuk është luks, por domosdoshmëri





