Teuta – Flamurtari 1-1 

Golat: Rus.Hoxha 27’/ Danilo Alvesh 67 

Teuta: Moçka, E.Hoxha, Shkalla, R.Hoxha, Kotobelli, Lena, Hyseni, Musta, Çyrbja, Magani, Jonathan.

Trajner: Gugash Magani 

Flamurtari: Lika, Idrizaj, Lacoste, Pashaj, Çerkini, Curri, Nicolini, Telushi, Lushtaku, Hoxha, Alvesh.

Trajner: Zekerija Ramadani 

Teuta dhe Flamurtari janë përballur në një ndeshje me dy objektiva të ndryshëm. Vendësit duke parë fitoren e Kukësit të vendit të tretë kërkojnë fitoren që të qëndrojnë pranë zonës europiane. Ndërkohë që Flamurtari kërkonte të përfitonte nga humbja e rivalit Bylis.

Në pjesën e parë ndeshja është mbyllur në shifrat 1-0 me golin e Rustem Hoxhës. Në pjesën e dytë, Flamurtari është më kërkues. Krijon raste, sulmon, ndërkohë që Teuta kërkon të përfitojë nga kundërsulmet e saj. Lushtaku tenton me një gjuajtje të bukur nga distanca, por grushton Mocka. Ndërkohë që më parë edhe Curri pas një aksioni pretendon për 11-metërsh për një prekje me dorë në zonë. Por Flamurtari gjen golin e barazimit me anë të Danilo Alvesh. I gjendur në shtyllën e dytë pas një krosimi nga këndorja në të majtë, Alvesh me kokë shënon duke barazuar shifrat.Teuta hidhet në sulm dhe kërkon patjetër golin e fitores. Ndërkohë që Flamurtari tenton përmbysjen e madhe.

Loja ndizet dhe bëhet më burrërore, por ndonjëherë lojtarët janë më gjaknxehtë nga ç’duhet me njëri-tjetrin dhe ndëshkohen edhe me kartonë të verdhë nga kryesori Jorgji. Duhet thënë se në pjesën e dytë Flamurtari ka qenë më këmbëngulës në lojën e tij ndaj dhe ka arritur të barazojë. Ndërkohë që Teuta mendoi më shpejt nga ç’duhet të mbrojë golin e pjesës së parë, por nuk e arriti këtë objektiv. Da Silva, në aksionin e fundit të ndeshjes pati rastin e ndeshjes i vetëm me Mockën, por ka gabuar në mënyrë krejt të çuditshme.

Ky barazim 1-1 gëzon Flamurtarin, por mërzit Teutën.