Bylisi mposhti Teutën me rezultatin 1-0. Sfida për javën e 28-të të Superiores në Ballsh u vendos nga goli i Malomos në pjesën e parë. Vendasit patën në kontroll sfidën dhe u treguan më kërkues, derisa arritën te goli. Edhe pse miqtë patën rastet e tyre, portieri Batista u tregua i vëmendshëm.

Një gol që jo vetëm kthen Bylisin te fitorja, por i jep 3 pikë mjaft të rëndësishme. Durrsakët ndërkohë e kanë humbjen e parë me Bledar Hodon në krye. Tashmë skuadra e Mezanit ka vendin e gjashtë me po aq pikë sa Laçi. Teuta e Hodos mbetet në vendin e tetë me 3 pikë më pak.