Edi Martini zyrtarisht është larguar nga Teuta, pas njoftimit të klubit durrsak. Martini, që e kishte paralajmëruar dorëheqjen pas humbjes me Partizanin, largohet kështu për herë të katërt në tre vitet e fundit te Teuta. Zëvendësuesi i tij është Bledar Devolli që që pritet të prezantohet nesër te durrsakët. Ish-mesfushori gjirokastrit mbylli sot bashkëpunimin me Lirinë e Prizrenit në Kosovë.
Njoftimi i Teutës: “Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme”.