Teuta – Luftëtari ishte përballja e vetme miqësore që luhej midis dy ekipeve të Superiores. Kjo përballje e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” u fitua nga miqtë me rezultatin minimal 0-1. Në pjesën e parë të takimit gjithçka u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën do vinte goli që do të përcaktonte fituesin. Autori i golit ishte talenti vlonjat Dejvi Bregu i cili shënoi një tjetër gol me Luftëtarin, që kërkon që këtë sezon minimalisht të qëndrojë në Superiore. Teuta pëson humbjen e parë në miqësore gjatë kësaj periudhe, pasi deri më tani kishte barazuar shumicën e ndeshjeve dhe kishte fituar ndaj Pogradecit.
Teuta mundet në Niko Dovana nga Luftëtari
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Agron Shehajt i bllokohet faqja në Instagram, Partia Mundësia paralajmëron hapa ligjorë
Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA, nuk kam qenë fans i tyre!
Pse ka frikë Teherani? Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin
Çfarë është “Pasqyra Albania”, Rama: Kontratë e qytetarit me shtetin, e-Albania, pjesë e saj





